Lidhje

Ndërhyrje masive e qeverisë amerikane për të ndihmuar bankat


Qeveria amerikane do të blejë deri në 250 miliardë dollarë aksione të bankave private dhe do të shtojë garancitë qeveritare të huave dhe depozitave, hapi i fundit ky në përpjekjet për të shpëtuar industrinë financiare.

Duke folur sot në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti George Bush tha se shpreson që plani do të kthejë besimin tek sistemi dhe do të nxisë bankat që të rifilluajnë huadhënien. Ekonomistët thonë se bllokimi i tregut të kredive kërcënon ta zhysë ekonominë globale në recesion.

Zoti Bush tha se ndërhyrja e qeverive në bankat private nuk synon të marrë nën kontroll tregun e lirë, por ta ruajë atë. Sekretari i Thesarit, Henri Polson tha se qeveria po mer masa me ngurim, por alternativa për të lënë pa financuar konsumatorët dhe bizneset ështëe papranueshme.

Plani amerikan pason hapa të ngjashëm, që morën qeveritë evropiane, të cilat janë zotuar të japin rreth 2 trilion dollarë për të shpëtuar bankat e tyre. Njoftimi i administratës pason gjithashtu bisedimet rreth krizës financiare me udhëheqësit botërorë gjatë fundit të javës. Bisedimet mbi çështjet ekonomike do të vazhdojnë, ndërkohë që Presidenti Bush do të takohet të shtunën me Presidentin francez Nicolas Sarkozy dhe me komisionerin e Bashkimit Evropian, Jose Manuel Barroso. //rd//

XS
SM
MD
LG