Lidhje

Hapat e planit amerikan për sistemin bankar


Nisma e re e qeverisë amerikane për të shpëtuar industrinë bankare në vështirësi përfshin katër hapa për të shtuar rrjedhën e parave në sistemin financiar.

Së pari, qeveria federale do të blejë, aksione të bankave për t’u dhënë institucioneve më shumë para për konsumatorët. Departamenti i Thesarit tha se 9 organizata të mëdha financiare kanë shprehur interesim për programin.

Së dyti, agjencia qeveritare që siguron depozitat bankare do të garantojë përkohësisht huatë e dhëna nga bankat, një hap ky i hartuar për ta bërë më të lehtë për bankat të marrin hua nga njëra tjetra.

Korporata Federale për Sigurimin e Depozitave do të zgjerojë gjithashtu sigurimin e llogarive që bizneset i përdorin për transaksione ditore, si për pagesat e punonjësve.

Dhe si hapi i katërt, Rezerva Federale do të fillojë një program të ri për të ndihmuar korporatat amerikane duke blerë prejt tyre të ashtuquajturat letra komerciale. Ky është një premtim me shkrim nga kompanitë për të paguar një kredi afatshkurtër që përdoren shpesh për të financuar operacione të përditshme.

XS
SM
MD
LG