Lidhje

Bie çmimi i naftës nën 70 dollarë për fuçi


Një raport javor tregon se rritja e inventareve amerikane të naftës ka bërë çmimi i naftës të bjerë nën 70 dollarë për fuçi.

Nafta e papërpunuar për furnizimet në të ardhmen ra më shumë se 6 përqind sot në bursën e Nju Jorkut duke arritur në 69 dollarë e 15 cent për fuçi.

Çmimi i naftës ka rënë ndjeshëm ndërsa investitorët janë të shqetësuar se përpjekjet nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera për të stabilizuar institucionet financiare në krizë mund të mos jenë të mjaftueshme për të shpëtuar ekonominë globale nga recesioni që do të sillte ulje të kërkesës.

Ulja në çmimin e naftës erdhi pasi Departamenti amerikan i Energjisë tha sot se inventaret amerikane të naftës u rritën me gati dy përqind në më shumë se 308 milionë fuçi.

Po sot, OPEC-u tha se do të zhvillojë një takim urgjent javën e ardhshme për çmimet e naftës. Takimi ishte planifikuar të mbahej fillimisht në nëntor. (ze)

XS
SM
MD
LG