Lidhje

Obama, Mekein, luftë për votuesit e Mizurit


Në 100 vitet e fundit, shteti mesperëndimor i Mizurit ka përcaktuar me saktësi fituesin e garës presidenciale në Shtetet e Bashkuara me përjashtim të një rasti të vetëm. Prandaj dhe Mizuri konsiderohet një shtet me rëndësi, kjo dhe për faktin se ai është një shtet me një popullatë që pasqyron në përgjithësi elektoratin në Shtetet e Bashkuara.

Të dy kandidatët presidencialë, demokrati Barak Obama dhe republikani, Xhon Mekein e shikojnë Mizurin si një shtet kyç për të fituar zgjedhjet. Porta e hyrjes është momunenti më i njohur i qytetit më të madh të Mizurit, Shën Luisit.

I ndodhur në brigjet e Lumit Misisipi, ajo është simbol i hyrjes në një pjesë të Shteteve të Bashkuara me një përkatësi politike që pasqyron qendrimin e votuesve amerikanë. Xho Menis Mannies është reportere politike për gazetën St. Louis Post Dispatch.

“Ne shpesh quheni shteti që parashikon, por unë do të thosha se ne jemi shteti që reflekton opinionin mbarëkombëtar, veçanërisht të amerikanit të zakonshëm, jo atë të zonave të mëdha metropolitane”.

Të dy kandidatët presidencialë duket se janë dakord me këtë. Prandaj demokrati Barak Obama dhe republikani Xhon Mekein po shpenzojnë dhjetra miliona dollarë për reklama politike në Mizuri.

Një tjetër arsye është se Mizuri ka rolin e një laboratori politik për kandidatët, duke iu krijuar mundësi atyre të shikojnë reagimin e votuesve të Mizurit ndaj reklamave dhe mesazheve të

"Në qoftë se diçka pranohet këtu, ka të ngjarë të pranohet dhe në shtete të tjera. Nëse diçka nuk pranohet, do të thotë se nuk do të pranohet edhe në shtete të tjera".

"Gjeografikisht, Mizuri është pikërisht në mes të Shteteve të Bashkuara, por politikisht është në qendër të Shteteve të Bashkuara”.

Peter Kastor është profesor në Universitetin Uashington të Shën Luisit, ku u zhvillua debati mes kandidatëve për nënpresidentë, Guvernatores së Alaskës, Sara Pejlin dhe Senatorit nga Dellover, Xho Bajden.

Kastor thotë se mesazhi i Obamës dhe Bajdenit për ndryshime i ndihmon ata në komplekset e universiteveve dhe në zonat e mëdha urbane të Mizurit si Shën Luisi dhe qyteti i Kansasit.

Në zgjedhjet e vitit 2004, republikani Xhorxh Bush, që kundërshtonte abortin dhe martesën mes homoseksualëve, por që mbështeste të drejtën për të mbajtur armë, i tërhoqi votuesit në mbarë shtetin.

Për shkak të pjesëmarrjes së madhe në votime të këtyre votuesve, Bush fitoi ndaj rivalit të tij demokrat, Xhon Keri në zgjedhjet e përgjithëshme.

Por këtë vit, thotë profesor Kastori, çështjet që e ndihmuan Xhorxh Bushin të rizgjidhej në 2004, janë eklipsuar nga gjendja e ekonomisë së vendit.

"Ekonomi ka qënë gjithmonë një faktor me rëndësi për elektoratin amerikan, ashtu si në të gjitha vendet. Por në çfarë mase do të ndikojë ajo në këto zgjedhje mbetet për t’u parë".

Votuesit në Mizuri shkojnë në zgjedhjet e nëntorit në një kohë kur kriza financiare e Uall Stritit kërcënon shtyrjen ekonomisë në një rënie të mëtejshme.

Vlera e ulët e dollarit ishte një nga faktorët që çoi në propozimin për shitjen e një prej bizneseve më të fashmshme të Mizurit, kompaninë e birrës Anhauzer Bush, kompanisë belge të birrës InBev. Kjo i ka acaruar shumë zgjedhës, që e shikojnë kompaninë si krenarinë e shtetit të tyre.

Aksionerët e kësaj firme do të votojnë për propozimin për shitjen e kompanisë më 12 nëntor, pas zgjedhjeve presidenciale. Shtetësimi më i madh i tyre ështe se nëse firma i shitetet firmës belge, pronari i ri do të shkurtojë vendet e punës

Lajme të këqia për ekonominë dëgjohen çdo ditë, ndërkohë që po afrohen zgjedhjet e përgjithëshme.Në këto kushte, votuesin po e ndyshojnë po ashtu me ditë vendimin e tyre se për cilin kandidat do të votojnë. //iç//

XS
SM
MD
LG