Lidhje

Ban Ki Mun propozon samit për reformën financiare globale


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon propozoi mbajtjen e një samiti ndërkombëtar mbi reformën globale financiare në fillim të muajit dhjetor.Sekretari i Përgjithshëm, ra dakord sot që takimi të mbahet në selinë e OKB-së në New York.Ban tha se presidenti francez, Sarkozi i cili ka kryesinë e radhës së presidencës së BE-së, ka rënë dakord për këtë takim.Kreu i OKB-së tha se është e rëndësishme që të punohet shpejt për reformat e sistemit financiar botëror.Në shtator, presidenti Sarkozi tha në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, se komuniteti ndërkombëtar ka përgjegjësi politike dhe morale për të vepruar shpejt.Z.Sarkozi bëri thirrje për krijimin e institucioneve globale për të rregulluar dhe rindërtuar sistemin financiar.//ii

XS
SM
MD
LG