Lidhje

Irak: Kolicioni qeverisës kërkon ndryshime për planin ushtarak amerikan


Koalicioni shiit në pushtet i Irakut kërkoi papritmas ndryshime në projekt-dokumentin që do të lejonte trupat amerikane të qëndronin në Irak deri në vitin 2011.

Deklarata e Aleancës së Bashkuar Irakiane, e cila përfshin partinë Dava të kryeministrit Nuri al-Maliki, tha se pjesë të marrëveshjes së propozuar duhet të diskutohen më gjatë dhe se kanë nevojë për ndryshime para se ajo të miratohet.

Përveç afatit prej tre-vjetësh që trupat amerikane të largohen nga Iraku, dokumenti i jep qeverisë irakiane autoritet të kufizuar për të ndjekur penalisht ushtarët amerikanë që kryejnë krime kur janë jashtë detyrës dhe vendit të punës.

Ministri i jashtëm Hoshjar Zebari tha dje se do të ishte e vështirë të rihapeshin negociatat mbi projekt-marrëveshjen në këtë pikë.

Kryeministri Maliki u takua me Sekretarin britanik të Mbrojtjes Xhon Haton sot për negociata të ngjashme në lidhje me trupat britanik.//lk

XS
SM
MD
LG