Lidhje

Kandidatët presidencialë Obama, Mekejn luftojnë për shtetet konservatore


Në Shtetet e Bashkuara, kandidati demokrat për president Barak Obama ka po përpiqet të rrisë mbështetjen në shtete tradicionalisht konservatore, ndërsa rivali i tij republikan Xhon Mekein mundohet të ruajë epërsinë konservatore në këto shtete.

Zoti Mekein zhvilloi fushatë në Karolinën e Veriut dhe në Virginia, që tradicionalisht kanë votuar pro republikanëve, por ku, sipas anketimeve të fundit, zoti Obama udhëheq garën. Zoti Mekein e distancoi përsëri të shtunën veten nga presidenti republikan Bush, popullariteti i të cilit ka rënë. Senatori i Arizonës u zotua ta çojë vendin në një drejtim të ri.

Senatori Obama po zhvillon fushatë në shtetin e Mizurit, një shtet ku anketimet e fundit tregojnë se zoti Obama e kryeson me pak pikë garën me zotin Mekein. Këto shtete janë tepër të rëndësishëm për garën për në Shtëpinë se Bardhë.

Zoti Obama tha në takimet me votuesit se Senatori Mekein mbështet politikat e administratës së Presidentit Bush, të cilat e kanë zhytur vendin në krizë financiare. Anketat tregojnë se problemet ekonomike e kanë ndihmuar zotin Obama të sigurojë epërsi ndaj rivalit Mekein.

Sipas anketave të fundit, zoti Obama ka tani një epërsi prej të paktën 6 pikësh. //bsa//

XS
SM
MD
LG