Lidhje

Kolin Pauëll mbështet Barak Obamën


Ish-sekretari amerikan i Shtetit Kolin Powell bëri sot të njohur se do të mbështesë senatorin Barak Obama për zgjedhjet presidenciale

Në një intervistë që dha sot për televizionin NBC news, zoti Powell tha se po e mbështet zotin Obama "për aftësinë e tij për të frymëzuar" njerëzit dhe "për natyrën gjithëpërfshirëse të fushatës së tij. Ai tha se ka bindjen që zoti Obama i ka përmbushur standartet për të qenë një president i jashtëzakonshëm dhe se ai mund ta udhëheqë vendin me vendosmëri. Ai tha gjithashtu se ishte zhgënjyer nga toni negativ i fushatës së kandidatit republikan Xhon Mekein dhe se kandidatja për nëpresidente Sarah Pejlin, nuk është e kualifikuar për postin.

Kolin Powell ka qenë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane kur presidenti ishte Xhorxh Herbert Bush dhe Sekretar Shteti gjatë mandatit të parë presidencial të presidentit Bush.

XS
SM
MD
LG