Lidhje

Ekonomitë botërore po marrin masa për t'i shpëtuar krizës


Vende të ndryshme të botës po vazhdojnë me marrjen e masave për të shpëtuar ekonominë e tyre nga kriza financiare botërore. Të dielën Koreja e Jugut bëri të njohur se do të garantojë 100 miliardë dollarë kredi qe kane marre bankat e vendit nga ato huaja. Seuli po ashtu ka në plan që t’i japë 30 miliardë dollarë këtyre institucioneve financiare.

Koreja e Jugut i merr këto masa një ditë pasi Presidenti Bush u takua pranë Washingtonit me presidentin francez Nikola Sarkozi dhe me Presidentin e Komisionit Evropian Hose Manuel Barrozo. Të tre udhëheqësit thanë se po planifikojnë një seri takimesh në javët e ardhshme për çështjen krizës financiare. //mm//

XS
SM
MD
LG