Lidhje

Shtohen shqetësimet e një recesioni global


Një mori raportesh negative të kompanive kryesore po shtojnë shqetësimet e një recesioni global dhe po trondisin bursat në mbarë botën. Kryeministri britanik Gordon Brown e shtoi prespektivën e zymtë duke thënë se një ngadalësim global ka të ngjarë të shkaktojë recesion në Britani dhe gjetkë.

Tregjet amerikane u ulën ndjeshëm sot paradite. Indekset e bursave kryesore evropiane u ulën 3 përqind në mesditë, ndërsa ato në Tokio dhe Hong Kong u ulën më shumë se 5 përqind.
Kriza ekonomike ka ulur rritmin e rritjes në Kinë dhe qeveria po përpiqet të ndihmojë tregun e shtëpive duke ulur taksat dhe pakësuar kërkesat për të blerë shtëpi.

Kriza financiare po bën që shumë punonjës në botë të ndryshojnë preferencat e tyre për ushqim.

Kompania Mekdonalds njoftoi sot rritje të papritura të të ardhurave, ndërsa konsumatorët tërhiqen nga çmimet e ulta në menutë e restorantit. (ze)

XS
SM
MD
LG