Lidhje

Patriarku Pavle jep dorëheqjen për arësye shëndetësore


Patriarku Pavle i Kishës Ortodokse serbe dha dorëheqjen për arësye shëndetësore.

Në moshën 94 vjeçare, Patriarku Pavle, ka disa muaj që është në spital. Ai u vu në krye të kishës në vitin 1990, para shpërbërjes së ish Jugosllavisë.

Pas rënies së komunizmit, ai e shndërroi Kishën në një instrument të fuqishëm në politikën dhe opinionin publik të Serbisë.

Megjithëse ndaj tij pati kritika që nuk i dënoi vrasjet e banorëve jo-serbë gjatë konflikteve në Ballkan, Patriarku Pavle ishte një teolog i respektuar që mbronte politika më të moderuara.

Kandidati kryesor për zëvendësimin e tij është Peshkopi Amfilohije, i njohur për qëndrime më nacionaliste. Patriarku i ri pritet të zgjidhet më 11 nëntor. (ze)

XS
SM
MD
LG