Lidhje

SHBA: Zgjedhjet presidenciale dhe kolegji elektoral


Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara na kujtojnë përsëri se është kolegji elektoral ai që zgjedh presidentin në Amerikë, sistem të cilin disa njerëz e konsiderojnë si arkaik.

Në bazë të këtij sistemi mbi 200 vjeçar, teknikisht nuk janë votat e amerikanëve, që zgjedhin drejtëpërdrejtë presidentin, por është kolegji elektoral ai që vendos garën presidenciale. Kolegji elektoral përbëhet nga përfaqësues prej 50 shteteve të Amerikës dhe kryeqytetit Uashington.

Secili shtet ka një numër votash të kolegjit elektoral, bazuar në numrin e popullsisë dhe përfaqësuesve në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan. Sa më e madhe të jetë popullata e një shteti, aq më shumë elektorë ka ai.

Gati në çdo zgjedhje, kandidati që fiton më shumë vota popullore të një shteti, fiton edhe të gjitha votat e kolegjit elektoral të shtetit. Përfaqësuesit e kolegjit elektoral do të mblidhen nga mesi i dhjetorit në kryeqytetin e shtetit të tyre për të hedhur votën. Kandidati presidencial duhet të fitojë një shumicë të thjeshtë të votave të kolegjit elektoral, të paktën 270 nga 538 vota të mundëshme, për të fituar zgjedhjet.

Ky sistem ka bërë që 4 herë, më 1824, 1876, 1888 dhe në vitin 2000, fituesi i votave popullore të humbasë zgjedhjet. //ii

XS
SM
MD
LG