Lidhje

President Topi bën thirrje për hartimin e një ligji profesional


Presidenti Bamir Topi kërkoi një bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve për të realizuar reformimin e sistemit të Drejtësisë. Ai i bëri keto komente gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë ku u morën masa edhe per disa gjyqtarë.

Presidenti bëri thirrje për hartimin e një ligji profesional, duke patur një bashkëpunim të plotë mes të gjitha institucioneve.

Shqipëria tha presidenti Topi ka nevojë të ndërtojë institucione të forta, që nuk shërbejnë thjesht për momentin, por që i shërbejnë perspektivës. Institucionet e pavaruara shtoi ai janë domosdoshmëri për një shtet demokratik.

Presidenti theksoi se nuk duhet të ketë kontroll politik mbi institucionet e pavaruara. Komentet e presidentit Topi vijnë në një kohë debatesh mbi marrëdhëniet e politikës me Drejtësinë dhe kur nga diplomatët perëndimorë si ata amerikanë ashtu dhe të vendeve të Bashkimit Evropian janë hedhur kritika për përpjekje për të ndërhyrë në pavarësinë e Prokuorisë.

Mbledhja e sotme e KLD vendosi shkarkimin e nje gjyqtareje te gjykates se Vlores si dhe heqjen e imunitetit per nje gjykates te akuzuar per mitmarrje. //ii

XS
SM
MD
LG