Lidhje

Kryeministrja izraelite kërkon zgjedhje të parakohëshme


Ministrja e Jashtme izraelite Tzipi Livni i ka kërkuar presidentit të vendit mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme pas mosskusesit të saj për të formuar një koalicion funksional qeveritar.

Zonja Livni e bëri kërkesën gjatë një takimi sot me presidentin Shimon Peres në Jeruzalem. Ajo ka zhvilluar bisedime për formimin e një koalicioni që kur u zgjodh kryetare e partisë Kadima në pushtet muajin e kaluar.

Sot më herët, zonja Livni tha se palët e tjera në bisedime kishin bërë kërkesa të papranueshme në lidhje me politikat ekonomike dhe procesin e paqes.

Të premten, partia izraelite ultra-konservatore Shas tha se nuk do t’i bashkohej koalicionit qeveritar të zonjës Livni, meqenëse nuk kishte arritur të binte dakort me partinë e saj të qendrës Kadima.

Presidenti Peres pritet të caktojë zgjedhjet për muajin shkurt, ose mars pasi të këshillohet me ushëheqësit e fraksioneve politike të Izraelit.

Anketat tregojnë se partia nacionaliste Likud e ish kryeministrit Benxhamin Netanjau do t’i fitonte zgjedhjet.//lk

XS
SM
MD
LG