Lidhje

Kryeministri britanik  komenton për fuqinë financiare të FMN-së


Kryeministri britanik Gordon Braun tha se Fondi Monetar Ndërkombëtar mund të ketë mungesë fondesh ndërsa përpiqet të nxisë ekonomitë e botës të përballura me probleme financiare.

Zoti Braun u bëri thirrje vendeve me rezerva të mjaftueshme si Kina dhe vendet e Gjirit të kontribuojnë më shumë fonde.

FMN-ja ka ndihmuar kohët e fundit disa vende, përfshi Ukrainën dhe Islandën.

Zoti Braun foli para se të shkonte në Francë për bisedime me presidentin Nikola Sarkozi. Ai do të takohet nesër në Londër me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Ndërkohë Rezervat Federale amerikane filluan një takim dyditor dhe mund të njoftojnë nesër uljen e interesave. Edhe kreu i Bankës Qëndrore Evropiane tha se ka të ngjarë të shkurtojë interesat javën e ardhshme.

Po sot, tregjet e aksioneve pësuan ngritje në mbarë botën. //iç//

XS
SM
MD
LG