Lidhje

Këshilli i Lartë i Drejtësisë në Shqipëri shkarkon tre gjyqtarë


Në Shqipëri tre gjyqtarë të gjykatës ushtarake të apelit të Durrësit u shkarkuan mbrëmë nga detyra, me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nën akuzën e shpërdorimit.

Tre gjykatësit, Shaqir Gradica, Ylli Minka dhe Naum Pejo, 2 vjet më parë, shfajësuan nga akuzat për falsifikim dhe evazion fiskal për një shumë prej afër 1 milion eurosh, biznesmenin shiptar Mihal Delijorgji, pronar i fabrikës së cmontimit të municioneve në Gërdec, ku ndodhi shpërthimi i 15 marsit të këtij viti i cili shkaktoi 26 viktima.

Kërkesa për procedim disiplinor ndaj trupës së gjykatësve ishte bërë shumë javë me parë nga inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe më pas u pranua edhe nga ministria i Drejtësisë.

Vendimet e mbrëmshme pasojnë ato të fundjavës së shkuar kur u shkarkua një gjykatëse në Vlorë, ndërsa një tjetri të akuzuar për rryshfet, iu hoq imuniteti për t’i hapur rrugë hetimit penal ndaj tij.

Këshilli i lartë i Drejtësisë ka ende në shqyrtim masat për procedim disiplinor edhe për 7 gjyqtarët të tjerë. //bsa//

XS
SM
MD
LG