Lidhje

Parlamenti maqedonas miraton ndryshimet në kodin zgjedhor


Parlamenti i Maqedonisë pas një debati tre ditësh, i miratoi ndryshimet në kodin zgjedhor. 85 deputetë votuan për këto ndryshime dhe gjashtë ishin kundër.

Kodi i ri zgjedhor i mundëson diasporës të votojë, ndërsa tre deputetë nga diaspora do t'i kenë vendet e garantuara në Parlamentin e Maqedonisë.

Ndryshimet kanë pasuar një marrëveshje të para pak javëve ndërmjet drejtuesve të katër paritve më të mëdha në vend. Amendamentet e Partisë Demokratike Shqiptare të opozitës nuk u përfillën. Partia, mes tjerash kërkonte ndryshimin e kufijve të zonave zgjedhore.

Zgjedhja e Presidentit të vendit do të vazhdojë të bëhet përmes votimit popullor. Në raundin e parë duhet të dalin më shumë se pesëdhjetë përqind e votuesve ndërsa në raundin e dytë të votimit mjafton që në zgjedhje të dalin dyzet përqind e votuesve që zgjedhjet të quhen të vlefshme. Zgjedhjet presidenciale dhe vendore do të mbahet në pjesën e dytë të muajit mars, të vitit të ardhëdhëm. //rd//

XS
SM
MD
LG