Lidhje

Gadafi viziton për herë të parë Rusinë passovjetike


Udhëheqësi libian Moamar Gadafi ndodhet në Rusi për të diskutuar mbi një numër çështjesh, si projektet energjitike dhe shitjen e armëve.

Kjo është vizita e parë që Gadafi bën në Rusinë e pas Bashkimit Sovjetik. Ai tha se bashkëpunimi mes dy vendeve në sektorin e naftës dhe gazit është me shumë rëndësi në periudhën e tanishme.

Sipas tij, Libia dhe Rusia kanë politika të përbashkëta për naftën dhe gazin. Udhëheqësi libian i bëri komentet ndërkohë që filloi takime me presidentin rus Dimitri Medveded dhe me kryeministrin Vladimir Putin. Media ruse thotë se gjatë qendrimit treditësh në Rusi, Gadafi mund të nënshkruajë një marrëveshje për furnizimin e Libisë me armatime që kushtojnë më tepër se 2 miliard dollarë.

Po sipas njoftimeve nga Rusia, zoti Gadafi mund t’i ofrojë Rusisë një bazë marine në portin e Bengazit. Ai ka sjellë me vete një pjesë nga vendi i tij, duke ngritur një tendë beduine në kopshtet e Kremlinit. Udhëheqësi libian pret mysafirë në tendë, e cila është zbukuruar me pëlhura afrikane dhe madje ka edhe pajisjet për të pjekur mish në zgarë.

XS
SM
MD
LG