Lidhje

Izrael: Një zyrtar i zbulimit paralajmëron për mundësinë e sulmeve


Një zyrtar i shërbimeve sekrete izraelite tha se të djathtët ekstremistë hebraikë, mund të përpiqen që të vrasin udhëheqës të Izraelit në një përpjekje për të minuar bisedimet e paqes me palestinezët.

Shefi i shërbimit të brendshëm të zbulimit izraelit Yuval Diskin tha sot se disa ekstremistë izraelitë kanë shprehur gadishmërinë që të përdorin armët për të ndaluar bisedimet dipomatike dhe për të goditur udhëheqësit politikë.

Paralajmërimi vjen në një momet delikat. Izraeli kujton këtë javë 13 vjetorin e vrasjes së kryeministrit Itzhak Rabin nga një izraelit ultra nacionalist, i cili kundërshtonte lëvizjen e tij për paqe.

Në zhvillime të tjera, kabineti izraelit ra dakort sot që të ndërpresë të gjitha fondet për venbanimet në Bregun Perëndimor, të cilat janë ndërtuar nga ekstremistët izraelitë pa miratimin e qeverisë.

Rreth 100 kolonë izraelit janë përqëndruar në bregun Perëndimor, disa prej të cilëve kanë hyrë në banesat që janë të lidhura me rrjetin elektrik të Izraelit dhe që ofrojnë shërbime publike.//kk//

XS
SM
MD
LG