Lidhje

Një faqe interneti për pasuritë natyrore të botës


Faqja e internetit wdpa.org është një përmbledhje e informacioneve për më shumë se 150,000 vende të botës nën mbrojte ku nuk lejohen prerjet, minimi, gjahu, ose ndërtimet.

“Shumë i shohin këto vende si parqe kombëtare. Për shembull, Kanioni i Madh në Shtetet e Bashkuara, Parku Kombëtar i Serengetit në Afrikë dhe shumë vende të tjera që hynë në listen e trashëgimisë botërore. Ata kanë disa qëllime të cilat janë të ndryshme. Qëllimet janë për një mbrojtje të rreptë të natyrës, dhe ka vende ku në fakt njerëzve nuk u lejohet të shkojnë, e deri në ekstrem, vende ku përdorimi i matur i pasurive natyrore u lejohet vendasve dhe njerëzve indigjen.”

Çarls Besan është zyrtar nga Programi i OKB-së për mbrojtjen e Mjedisit, program ky i cili mbledh të dhëna për vendet nën mbrojtje dhe i jep ato në faqën e internetit, wdpa.org.

OKB-ja filloi të përpilojë informacione të tilla 26 vite më parë, por faqja e internetit ka vetem disa javë që është krijuar, gjë që nënkupton se është ende herët të thuhet se nga kush dhe për çfarë do të përdoret kjo faqe. Por zoti Basan ka disa ide se kush mund të shfrytëzojë atë.

“Ne presim që shumë prej atyre që merren me mbrojtjen e mjedisit dhe që kanë një punë zyre do të shfrytëzojnë atë. Po ashtu shumë të tjerë të kësaj fushe do të gjejnë aty të dhëna të shumta. Në se je shkencëtar, ti mund të kesh dëshirë të besh analiza me këto të dhëna dhe të arrish në përfundime për mbrojtjen e bio-llojshmërisë, për shembull, në vende të ndryshme të botës.”

Të dhënat përfshijnë fjalë dhe numra që janë kyç për shkencëtarët dhe specialistët të cilëve u nevojitën informacione të tilla.

“Por ajo që i bën më interesante është kombinimi i të dhënave me materiale të tjera si fotografi prej sateliti ose nga ajri. Për shembull ata mund të vështrojnë Malin Ranier në shtetin Uashington dhe të fluturojnë rreth tij. Një mundësi e tillë i bën gjerat shumë më interesante.”

Informacione më të gjerësishme për parqet kombëtare dhe të dhënat për vendet nën mbrojtje mund të gjenden në faqen e internetit www.wdpa.org , ose ju mund të lidheni me këtë faqe dhe me më shumë se 200 adresa të tjera interneti,në faqen e Zërit të Amerikës, voanews.com. //kk//

XS
SM
MD
LG