Lidhje

HWR, kritika Serbisë për mbrojtjen e pakicave


Në një raport të publikuar sot, organizata e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch thotë se autoritetet serbe dështuan në parandalimin e sulmeve kundër biznesve dhe shtëpive të shqiptarëve pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008 ose për të sjellë para drejtësisë personat përgjegjës.

Trajtimi i pakicave etnike nga autoritetet serbe pritet të komentohet në mënyrë kritike në Komisionin Europian, thuhet në raport. Në raportin prej 74 faqesh, Human Rights Watch dokumenton sulmet kundër shqiptarëve dhe pakicave të tjera në muajt shkurt dhe mars të këtij viti, si thyerje dritaresh të bizneseve dhe shtëpive, përpjekje për zjarrvënie, shkrime grafiti me përmbajtje urrejtjeje dhe protesta me synim frikësimin.

Shumica e këtyre sulmeve, thuhet në raport, ndodhën në Vojvodinë të Serbisë veriore, rajon me larmi të madhe etnike. //rd//

XS
SM
MD
LG