Lidhje

Evropa mund të jetë në recesion


Kriza financiare globale mund ta ketë futur tashmë Evropën në recesion dhe ekspertët parashikojnë që ekonomia e kontinentit të rritet fare pak, ose edhe të bjerë vitin e ardhshëm. Zyrtarët e BE-së thonë se ekonomia evropiane u tkurr gjatë një tremujori këtë vit dhe parashikojnë rënie të mëtejshme.

Ngadalësimi i ekonomisë mund të sjellë rritjen e papunësisë dhe thellimin e deficiteve qeveritare. Ndërkohë, tregjet e kredive duket se po përmirësohen pas një ngrirjeje të huadhënies që e rëndoi krizën ekonomike.

Kryeministri britanik Gordon Brown thotë se presidenti i ardhshëm amerikan duhet të marrë një rol drejtues në ekonominë globale dhe t’u shmanget prirjeve të proteksionizmit. Ai thotë se e gjithë bota do të dojë të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara për një program të përbashkët ekonomik që konsolidon ekonominë globale, reformon sistemin financiar dhe nxit tregëtinë e lirë.//rd//

XS
SM
MD
LG