Qytetarët amerikanë në Kosovë, qofshin nga personeli civil apo ai
ushtarak tashmë kanë hedhur votën e tyre për zgjedhjet e sotme
presidenciale duke i cilësuar ato më rëndësi historike për Shtetet e
Bashkuara. Të rëndësishme këto zgjedhje i cilësojnë edhe udhëheqësit
politikë të Kosovës dhe qytetarët e saj, të cilët besojnë se qëndrimi
amerikan ndaj Kosovës do të mbetet i pandryshuar. Nga Prishtina njofton
korrespondenti ynë Besim Abazi. //iç//