Lidhje

BE: Raporti i reformave në Shqipëri


Komisioni Europian publikoi sot raportin vjetor të vlerësimit të ecurisë së Shqipërisë. Raporti njeh përparimet e bëra e thekson ndërkohë se korrupsioni apo dhe lufta kundër krimit të organizuar mbeten probleme serioze për Shqipërinë. Duke iu referuar të paktën tre rasteve të përplasjeve mes parlamentit dhe presidentit apo qeverisë dhe Drejtësisë, raporti thekson se ato ngrejnë shqetësime serioze për pavarësinë e institucioneve të shtetit dhe gjyqësorit. Zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme vlerësohet si një përparësi kyç për marrëdhëniet e partneritetit europian.

Ndoshta përkufizimin më të saktë për raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë e ka bërë komisioneri për zgjerimin Olli Rehn në komentet e tij sot kur është shprehur se “në rastin e Shqipërisë gota sa ç’është gjysëm plot, është po aq edhe bosh”. Raporti iu dorëzua pasdite kryeministrit Sali Berisha. Vlerësimet më të mira duket se kanë shkuar përgjithësisht për ekonominë, ndërkohë që në fushat e tjera vërejtjet që shoqërojnë progresin e realizuar, janë të shumta.

Në aspektin e reformave raporti thekson se “konsensusi mes dy partive kryesore të pozitës dhe opozitës coi në progresin e reformave në sistemin gjyqësor dhe atij zgjedhor. Megjithatë mbetet shumë për të bërë për të forcuar dialogun konstruktiv mes partive politike”.

Komisioni Europian publikoi sot raportin vjetor të vlerësimit të ecurisë së Shqipërisë. Raporti njeh përparimet e bëra e thekson ndërkohë se korrupsioni apo dhe lufta kundër krimit të organizuar mbeten probleme serioze për Shqipërinë. Duke iu referuar të paktën tre rasteve të përplasjeve mes parlamentit dhe presidentit apo qeverisë dhe Drejtësisë, raporti thekson se ato ngrejnë shqetësime serioze për pavarësinë e institucioneve të shtetit dhe gjyqësorit. Zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme vlerësohet si një përparësi kyç për marrëdhëniet e partneritetit europian.e kërkuar që “përgatitja e listave të votuesve të bëhet me transparencë dhe efikasitet”.

Çështja e ndarjes së pushteteve dhe pavarësisë së institucioneve trajtohet me shqetësim në të paktën tre raste që lidhen me zhvillimet e muajve të fundit. Kështu duke kujtuar rrëzimin në bllok të kandidatëve të propozyuar nga presidenti për gjykatën e lartë theksohet se “ky proces ngriti shqetësimin rreth pavarësisë së institucioneve shtetërore nga ekzekutivi”. I njëjti formulim, por duke folur këtë herë për shqetësim serioz, edhe për rastin e ligjit për organizimn e pushtetit gjyqësor. Ndërsa procesi i hartimit të ligjit për prokurorinë e përgjithshme, “në mungesë të konsultimeve në fazën fillestare - siç nënvizon raporti - ngriti shqetësim për pavarësinë e zyrës së Prokuorit të Përgjithshëm nga ekzekutivi”. Më tej madje deklarohet se “në disa raste qeveria u përpoq të ndërhynte në hetimet në zhvillim e sipër në thyerje të parimeve kushtetuese të përgjegjësisë para ligjit”.

Sistemi gjyqësor ka marrë vlerësime negative. “Ky sistem - nënvizon raporti – vazhdon të funksionojë keq për shkak të mungesës së pavarësisë, përgjegjësisë para ligjit dhe transparencës”.

Për çështjen e korrupsionit, siç theksoi dhe ambasadori i delegacionit të Komisionit Europian, Helmuth Lohan, vlerësohet se ka patur përpirësim të perceptimit dhe janë vënë re përpjekjet që janë bërë, dhe kjo shtoi ai ka bërë që “gjuha e përdorur të jetë e ndryshme nga ajo e një viti më parë”. Megjithatë raporti saktëson se korrupsioni vazhdon të mbetet një problem vecanërisht serioz. Duke trajtuar në një paragraf shpërthimin e Gërdecit në raport shkruhet se “ka pretendime apo akuza edhe për trafik armësh e korrupsion. Për të siguruar besueshmëri në luftën kundër korrupsionit, pretendimet apo akuzat rreth këtij rasti duhet të trajtohen me vendosmëri si pjesë e hetimit në vazhdim.Vendosmëria e deklaruar e autoriteteve për të luftuar korrupsionin duhet të mbështetet nga një zbatim rigoroz, pasi korrupsioni mbetet i përhapur”.

Edhe për krimin e organizuar raporti shprehet se përparimi është i kufizuar dhe se “krimi i organizuar mbetet një problem serioz”, ndërkohë që për trafikun e qënieve njerëzore, pavarësisht përparimeve, Shqipëria vlerësohet të jetë ende vend burimi për këtë trafik.

Kryeministri Berisha vlerësoi se raporti është dokumenti më objektiv në vlerësimet e gjithanshme për Shqipërinë duke premtuar se ai do të jetë udhërrëfyesi i qeverisë në përpjekjet e saj në të ardhmen.//rd//

XS
SM
MD
LG