Lidhje

Shqipëri: Reagime për zgjedhjet presidenciale në SHBA


Përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar përshëndetën sot zgjedhjen e Barak Obamës si president i SHBA, duke shprehur optimizmin për forcimin e mëtejshëm të marrrëdhënieve shqiptaro - amerikane.

Presidenti Bamir Topi deklaroi sezgjedhjet presidenciale në SHBA janë një model përsa i takon organizimit të proceseve zgjedhore. Ai theksoi se marrëdhëniet midis të dy vendeve do të shënojnë rezultate të mëtejshme.“Të gjithë kanë vlerësuar leksionin e madh të demokracisë, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës natyrisht që janë liderë, kanë qenë liderë dhe do të jenë liderë botëror qoftë për zgjidhjen e krizave, qoftë për zhvillimin e demokracisë kudo në botë. Ne jemi të lumtur që kemi një mik kaq të madh. Dhe besoj që marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithmonë të shkëlqyera, do të jenë gjithmonë të forta. Nuk ka nevojë të themi që do të jenë më të mira, sepse janë të shkëlqyera. Dhe aty ku janë superlative, nuk ka nevojë të vemë shenjat krahasimore. Pra do të jenë gjithmonë të shkëlqyera, shumë të forta dhe kjo besoj do të jetë shumë e rëndësishme për Shqipërinë, do të jetë për Kosovën, do të jetë për rajonin tonë ballkanik, që në mënyrë të qartë ka shprehur aspiratat e tij euro-atlantike”-tha zoti Topi.

Edhe qeveria shqiptare mbledhjen e sotme ia kushtoi zgjedhjeve në SHBA. Kryeministri Berisha uroi presidentin e zgjedhur Barak Obama për fitoren, duke vlerësuar organizimin dhe mesazhin që dhanë këto zgjedhje.“Unë jam i bindur se tek Presidenti Obama, Zëvendëspresidenti Joe Biden dhe administrata e re shqiptarët do të kenë miqtë më të shquar dhe se bashkëpunimi i shkëlqyer miqësor midis dy vendeve dotë njohë dimensione të reja edhe më të mëdha. Në emër të qeverisë, urojPresidentin e zgjedhur Barack Obama për fitoren e tij të shkëlqyer, fitoren e tij historike në Shtetet e Bashkuara, me të cilën ai nderoi jo vetëm kombin emadh amerikan, por mbarë njerëzimin. I takonte vendit më të madh të lirisë tëudhëheqë liritë dhe emancimin shoqëror të botës” – tha zoti Berisha.

Ndërkaq, Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Barack Obama, me rastin e fitores.“Shqiptarët janë të bindur, -theksoi zonja Topalli - se do të vazhdojnë tëgjejnë tek SHBA, mbështetësit më të vendosur të Shqipërisë në procesetintegruese”.

Edhe kryetari i Partisë Socialiste të opozitës, Edi Rama, uroi fitoren e presidentit te zgjedhur Barak Obama, duke theksuar sefryma e re qe ai solli ne shoqerine amerikane, do te ndikoje edhe në shoqërinë shqiptare e cila ka zgjedhje vitin e ardhshëm. Ai tha se Shqipëria e ka SHBA një vend mik dhe një aleat të madh strategjik, me të cilin miqësia dhe bashkëpunimi vetëm forcohen më tej.

Opinioni publik shqiptar ka ndjekur me mjaft interesim zgjedhjet presidenciale të SHBA. Qytetarë të të gjitha moshave kanë ndjekur me shumë vëmendje për shumë javë fushatën dhe zgjedhjet presidenciale, duke i parë ato si një shembull i nevojshëm për zgjedhjet e rregullta edhe në Shqipëri.//rd//

XS
SM
MD
LG