Lidhje

"Familja e parë" Obama  së shpejti në Shtëpinë e Bardhë


Sëbashku me presidentin e ri, Amerika do të ketë edhe Familjen e saj të Parë. Presidenti i sapozgjedhur tha në fjalën e tij të fitores se bashkëshortja, Mishell është shoqja e tij e ngushtë, guri i familjes dhe dashuria e jetës së tij. Mishell Obama është një grua e suksesshme në vetvete....dhe kur iu kërkua që të përshkruajë vetveten .... fjala e saj e parë ishte nënë.!

Do të jetë hera e parë që nga koha e familjes Kennedy që të qeshurat e dy fëmijëve të vegjël do të pushtojnë Shtëpinë e Bardhë.

Nga konventa: "Hi daddy!"

Miqtë e tyre të afërm thonë se e veçanta e familjes Obama është se janë tepër normalë dhe me këmbë në tokë.

“Ende shkojnë të luajnë futboll apo në balet. Kjo ska ndryshuar”.

Por vazhdimi i kësaj praktike tani do të jetë i vështirë. Michelle ka kërkuar këshilla nga senatorja Hillari Klinton dhe Tiper Gore se si të mbrojë vajzat.

“Pjesë e kësaj është që ato të vazhdojnë një jetë normale”.

Për ta ndihmuar me vajzat, Michelle po sjell mamanë e saj në Washington, e cila ka jetuar shumicën e kohës në Chicago. Gjatë një programi televiziv, vogëlushet u pyetën se ç’mendonin rreth jetës në Shtëpinë e Bardhë.

Sasha: Do të ishte mrekulli.

Melia: Mendoj se gjeja më e mirë do të ishte zbukurimi i dhomës time. Më pëlqen dekorimi.

Mishell Obama: Është një shans të rritesh në Shtëpinë e Bardhë....të shikosh udhëheqës botërorë, të kuptosh se si është ndërtuar vendi. Është simbolike për djemtë dhe vajzat e tjera, kryesisht ata me ngjyrë që kurrë nuk e kanë menduar një gjë të tillë.

Mishell Obama: Unë nuk e di për ju por pas lindjes së fëmijës së parë kam gjykuar me kujdes çdo vendim.

Këto përpjekje për të balancuar jetën dhe punën do të jenë përqendrimi kryesor i Zonjës së Parë sëbashku me planet për të ndihmuar gratë e ushtarakëve.

Presidenti i porsazgjedhur tha javën e kaluar se gjëja që i ka munguar më shumë gjatë fushatës janë vajzat e tij.

Nganjëherë vijnë dhe futen në krevatin tonë...dhe ato janë momentet më të ëmbla...nuk kam patur mjaft të tilla gjatë dy viteve të fundit.

Tani ata do të kenë një shtëpi të re dhe një mysafir të ri.

Sasha dhe Melia ju dua shumë dhe ju keni fituar një qenush që do të vijë me ne në Shtëpinë e Bardhë. //iç//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG