Lidhje

Thaçi: Reformat në drejtësi të domosdoshme në luftën kundër krimit


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se reformat në sistemin e drejtësisë janë të domosdoshme si kusht për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai i bëri këto komente duke e vlerësuar pozitivisht raportin e Komisionit Evropian i cili ka veçuar dobësitë në sistemin e drejtësisë së Kosovës dhe përpjekjet ende të pamjaftueshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sipas një studimi të fundit në Prishtinë, shkalla e korrupsionit në Kosovës vlerësohet mjaft e lartë. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë Besim Abazi. //iç//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG