Lidhje

Në SHBA fillon procesi i ndërrimit të presidencës  


Presidenti i zgjedhur Barak Obama do të takohet javën tjetër me Presidentin Bush për të biseduar mbi çështjet kyçe të politikës së brendëshme dhe të jashtëme. Zoti Obama po informohet nga zyrtarët e administratës për aspekte të ndryshme në përgatitje për kalimin e pushtetit.Dje ai u informua për herë të parë nga zyrtarët mbi çështje tepër sekrete të zbulimit.

Sot është dita e tretë e takimeve intensive për presidentin e zgjedhur Barak Obama. Dje, zyrtarë të lartë të zbulimit u takuan me zotin Obama për informimin e parë që i bënë atij për çështje tepër sekrete të zbulimit në përgatitje për presidencën e re. nat cheering bush Në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Bush premtoi një kalim të qetë nga një administratë republikane në një demokrate duke e quajtur këtë shenjë të demokracisë së vërtetë. "Ne i bëmë informimin për zbulimin presidentit të zgjedhur ndërsa departamenti i drejtësisë miratoi lejet e sigurisë për anëtarët e ekipit të tij të tranzicionit."

Presidenti Bush i bëri komentet për personelin e Shtëpisë së Bardhë të mbledhue dje me këtë rast. Ai tha se tranzicioni është detyra e tyre e fundit në këto 75 ditë që mbeten deri më 20 janar. Por ai tha se nuk do t’i lerë mënjanë çështjet ndërkombëtare. "Ne do të vazhdojmë t’i kërkojmë Kongresit të miratojë marrëveshjet e tregtisë së lirë me Kolumbinë, Panamanë dhe Korenë e Jugut. Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë Amerikën duke mposhtur terroristët jashtë vendit që të mos na duhet të luftojmë me ta këtu në tokën tonë."

Kongresmeni Rahm Emanuel, i cili ka shërbyer në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit Klinton do të jetë shef i personelit për zotin Obama. Shefi i personelit është zyrtari më i lartë në ekipin ekzekutiv të një presidenti. Programi i zotit Obama për sot ishte takime me këshilltarët e tij ekonomikë dhe pastaj, konferenca e tij e parë e shtypit si president i zgjedhur.nat of victory speechEdhe familja Obama do të jetë gjithashtu në tranzicion. Dy vajzat, Sasha dhe Malia pritet të fillojnë shkollën në zonën e Uashingtonit.

Zonja e Parë e ardhëshme Michelle Obama: "Pjesë e kësaj është të vazhdojnë të jetojnë në botën e tyre." Të hënën, çifti Obama do të vizitojnë çiftin Bush në Shtëpinë e Bardhë. Zonja Bush do ta shoqërojë zonjën Obama nëpër dhomat e pjesës private të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti Bush dhe Presidenti i zgjedhur Obama pritet të bisedojnë për një sërë çështjesh duke përfshirë krizën financiare dhe luftën në Irak.//rd//

XS
SM
MD
LG