Lidhje

Makinat elektrike përhapen gjithnjë e më shumë


Në kushtet kur çmimi i naftës vazhdon të jetë i lartë, makinat elektrike po bëhen përherë e më tepër një formë transporti. Ato u prezantuan fillimisht në vitet ’70, por teknologjia është përmirësuar jashtëzakonisht, veçanërisht në 10 vitet e fundit. Deri në vitin 2010, prodhuesit e makinave, si Mercedes dhe General Motors, kanë në plan t’i prezantojnë në treg modelet e reja të makinave elektrike.

Ashtu sikurse shumë njerëz në zonën e Washingtonit, Brian Murtha udhëton 5 ditë në javë për të shkuar në punë. Por ai e bën këtë me makinë elektrike. Brian ka dy makina elektrike të prodhimit standart: një Tojota Rav EV dhe një furgon Ford Ranger EV. Këto makina u prodhuan me pakicë disa vjet më parë. Ai i furnizon ato me energji elektrike të përftuar nga panele diellore, që i mban mbi çatinë e shtëpisë.

"Pasi dola në pension nga Forcat Ajrore, i vura vetes synim të mos blej më burime energjetike, por ta prodhoj vetë dhe të jem i pavarur".

Prodhuesit kryesorë të makinave janë të bindur se ka për të patur një numër përherë e më të madh konsumatorësh të makinave elektrike, si Brajën. Tojota, General Motors dhe Mercedes kanë në plan të prodhojnë një makinë elektrike që do ta prezantojnë brenda dy vjetësh. Makina amerikane e tipit

Chevy Volt ka tërhequr vëmendje të madhe në ekpozitat e makinave. Tani për tani, tifozët e makinave elektrike si Brajën, i blejnë makinat elektrike në faqen elektronike E-Bay. Vetë Brajën ka paguar 40 mijë dollarë për Tojotën e tij elektrike. Kjo makinë ka një shpërndarje të peshës, dhe qendër rëndese në një pikë më optimale se varianti i makinës me benzinë. Kjo veti e eviton rrokullsjen dhe e bën më të lehtë ngarjen e makinës.

Pjesa e brendshme makinës, me disa përjashtime, ngjan si makinë me benzinë.

"Motorri elektrik ftohet me ajër dhe prodhon shumë pak nxehtësi, saqë nuk përdoret në periudhën e dimrit për të ngrohur kabinën e pasagjerit. Për këtë arsye Tojota ka vendosur këtu një pompë për ngrohjen e makinës".

Ai e furnizon makinën me energji në garazh, përmes këtyre receptorëve. Energjia elektrike kalon përmes telave që lidhen me panelet diellore mbi çati.

Brajën thotë se po të shkonte në punë me makinë me benzinë, do t’i kushtonte rreth 8 dollarë në ditë për karburantin.

"Ndërsa me makinën elektrike, është rreth 20-25 kilovatë orë për vajtje-ardhje. Kjo më kushton rreth 3 dollarë në ditë dhe nuk kushton asgjë për mirëmbajtjen e makinës".

Por Brajën nuk mjaftohet të jetë i pavarur për energjinë vetëm përsa i përket makinës, ai po përpiqet ta bëjë të njëjtën gjë edhe për shtëpinë e tij. Ai i ka zëvendësuar pajisjet e gazit me ato elektrike. Por panelet e tij diellore nuk janë të mjaftueshme për të furnizuar me energji dy makinat dhe gjithë shtëpinë.

Ai ka në plan të shtojë edhe një kompleks tjetër panelesh diellore me kapacitet 7 mijë vatë, që do ta vendosë mbi garazh. Kështu, ai do të mund të sigurojë gjithsej mbi 9 mijë vatë energji, pra më se mjaftueshme për të përmbushur nevojat e tij për energji.//kk//


XS
SM
MD
LG