Lidhje

Tre persona të zhdukur pas shembjes së një ndërtese në Gjirokastër


Në Gjirokastër u shemb sot pjesërisht një ndërtesë pesëkatëshe. Të paktën tre persona, një e moshuar, një grua dhe vajza e saj, dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja. Ekipe të shpëtimit po punojnë në një terren mjaft të vështirë, pasi edhe pjesa e mbetur e pallatit është në rrezik rënieje.

Nga Janina kanë ardhur ekipe shpëtimi, të cilat po vazhdojnë të kërkojnë me pajisje speciale në rrënoja për personat e zhdukur. Ndërkaq, policia e Gjirokastrës njoftoi se ka marrë në pyetje disa persona që kishin lidhje me një kompani ndërtimi, e cila punonte për ngritjen e një kompleksi banimi poshtë kodrës ku ndodhej pallati. Ndërtimi i ri, sipas specialistëve, mund të ketë shkaktuar rrëshqitjen e dherave dhe për pasojë, edhe shembjen e pallatit, vetëm disa metra më sipër.//lk


XS
SM
MD
LG