Lidhje

Në kujtim të Madalin Danham, gjyshja e Barak Obamës


Gjatë gjithë fushatës së tij, presidenti i zgjedhur Barak Obama shpesh foli rreth gjyshes së tij, Madelyn Dunham, e cila dha gjithçka pati për ta rritur atë, dhe për të bërë të mundur që ai të kishte një jetë më të mirë. Gjatë fundit të garës presidenciale, kandidati Obama e ndërpreu fushatën për një udhëtim të shkurtër në Havai dhe për vizitën e fundit për gjyshen e tij të sëmurë me kancer. Zonja Dunham vdiq dy ditë para zgjedhjeve, dhe nuk jetoi për të parë fitoren e presidencës nga nipi i saj, presidenti i zgjedhur Barak Obama.

Natën që Barak Obama hyri në histori, duke u bërë presidenti i parë i zgjedhur afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara, ai pohoi sesa shumë kishte ndikuar në jetën e tij gjyshja, Madelyn Dunham.

"Tani që ajo nuk është më me ne, e di se gjyshja po më shikon, së bashku me familjen që më bëri ky që jam sot. Më mungojnë sonte. E di që u kam shumë borxhe."

Zoti Obama e ka cilësuar gjyshen si gurëthemelin e jetës së tij. Kongresmeni i Havait Neil Aberkrombi është mik i familjes.

"Ajo ishte e disiplinuar, ajo që caktonte objektivat, ajo që ai duhet t’i jepte llogari."

Zonja Dunham nuk kishte arsim të lartë, megjithatë ajo punoi shumë dhe pati sukses në jetën e saj, thotë një tjetër mike e familjes, Alis Dui.

"Madelyn Danham ishte një vajzë nga Kansasi që erdhi në Havai, filloi punë në një bankë në nivelin më të ulët dhe u bë e para grua zëvendëspresidente e një banke në Havai. Ajo rriti nipin e saj si veten, me idenë se me punë, inteligjencë dhe përkushtrim, mund të arrish atje ku do."

Figura e saj frymëzoi jo vetëm Barak Obamën. Ajo hapi rrugën për gra të tjera si Pat Loui e cila u bë më pas zëvendëspresidente në të njëjtën bankë.

"Madelyn Dunham ishte e njohur në Havai si nismëtare në industritë e pasurive të patundshme dhe atë bankare, si dhe për ndjenjën e fortë të qëllimit. Ajo e dinte se çfarë donte të arrinte. Kur dëgjova senatorin Obama të fliste në Havai, pashë disa karakteristika të përbashkëta – dëshirën e tij për të sjellë ndryshim në Amerikë por edhe sensin e një misioni për synimin që do të përmbushë për popullin amerikan."

Një nga njerëzit, që ajo ndihmoi ishte Dennis Ching, asistenti i saj në bankë për 23 vjet. Ai ka tani kompaninë e tij. Zoti Ching thotë se Dunham ishte si nënë për të.

"Zonja Dunham më frikësoi kur e takova në fillim. Kisha dëgjuar nga shumë njerëz se ishte menaxherja më strikte në Bankën e Havait. Dridhesha kur dëgjoja për të dhe punën që kërkonte, por kur e njoha dhe provova veten se mund ta bëja punën, ajo ishte shumë mbështetëse. Ia dedikoj asaj gjithçka që kam arritur."

Ndërsa ajo do të kujtohet më shumë për rolin që luajti në maturimin e presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, shumë të tjerë do të kujtojnë sesi Madelyn Dunham ndikoi në jetën e tyre. //ad//

XS
SM
MD
LG