Lidhje

Ekonomia, përparësi për administratën e re


Shefi i stafit i Presidentit të zgjedhur Barak Obama thotë se ekonomia do të jetë përparësia e administratës së re amerikane.

Në disa intervista televizive të dielën, kongresmeni i Ilinoit Rahm Emanuel tha se zoti Obama ka premtuar të marrë masa të menduara mirë për të përballuar problemet ekonomike të vendit.

Ai tha se zoti Obama gjithashtu i ka bërë të qarta planet e tij për të qeverisur mbi bazën dy-partiake. Emanuel tha se sfidat e mëdha me të cilat po përballet vendi, do të kërkojnë që udhëheqës nga të dyja partitë, si demokratët, ashtu dhe republikanët të punojnë së bashku.

Po të dielën, më parë, Xhon Podesta, që kryeson ekipin e tranzicionit të zotit Obama, tha në një intervistë për stacionin “Fox News”, se shqetësimi i parë i presidentit të sapozgjedhur, është që të ecet sa më shpejt me planin e stimujve ekonomikë.

Por ai tha se për realizimin e planit nevojitet bashkëpunimi me Presidentin Bush. //bsa//

XS
SM
MD
LG