Shqipëria ka miratuar kohët e fundit një ligj për mbrojtjen e të dhënave personale, në përpjekje për të ruajtur qytetarët nga dhuna dhe abuzimet me jetën e tyre personale. Komisionerja për mbrojtjen e të dhënave personale, Flora Çabej, thotë se kjo përvojë ndërkombëtare do të hyjë patjetër edhe në Shqipëri. Korrespondenti ynë në Tiranë Ilirian Agolli bisedoi me specialistë të kësaj fushe.