Lidhje

Sulme sekrete kundër al-Kaidës dhe grupeve të tjera terroriste


Një gazetë amerikane thotë se ushtria ka kryer mbi 10 sulme sekrete kundër al-kaidës dhe grupeve të tjera terroriste në Siri, Pakistan dhe vende të tjera qysh nga viti 2004.

Nju Jork Tajms citon zyrtarë të paidentifikuar amerikanë të kenë thënë se sulmet janë autorizuar nga një urdhër sekret i dhënë nga Sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes Donald Rumsfeld dhe miratuar nga presidenti George Bush.

Gazeta thotë se urdhëri i dha ushtrisë autoritet të ri për të sulmuar al-Kaidën kudo në botë dhe të kryente operacione në vende që nuk ishin në luftë me Shtetet e Bashkuara.

Gazeta thotë se urdhëri identifikon 15 deri në 20 vende ku militantët e Al-Kaidës besohej të operonin. Këto vende përfshinin Sirinë, Pakistanin, Jemenin, Arabinë Saudite dhe disa vende të Gjirit Persik.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino, iu shmang komenteve për metodat e përdorura për të ndjekur terroristët, por tha se një gjë e tillë është e rëndësishme që një operacion i tillë të kryehet. (ze)

XS
SM
MD
LG