Lidhje

Shqipëri - Dita e pestë e grevës së 10 deputetëve në Parlament


Në Shqipëri, sot është dita e pestë e grevës së 10 deputetëve demokristianë dhe të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Gjendja shëndetësore e tyre njoftohet se është rënduar. Ekipe mjekësore qëndrojnë në gatishmëri pranë sallës së parlamentit.

Më kritike situata paraqitet për deputetët Spartak Braho dhe Frrok Gjini. Ky i fundit sipas asaj që deklaroi kolegu i tij, mjeku Sabit Brokaj, i cili pa nga afër gjendjen, ka vendosur të refuzojë edhe ujin e pijshëm.

Nga fronti politik dy partitë e mëdha nuk kanë dhënë shenja se mund të lëshojnë pe. Kryeministri Berisha deklaroi dje nga Brukseli se komisionerët në zgjedhje nuk mund të caktohen nëprmjet grevës së urisë. Një deklaratë e cila është cilësuar si e papërgjegjëshme, nga dy partitë, deputetët e të cilave janë në grevë.

10 deputetët firmosën pasdite një peticion dërguar ambasadorëve kryesorë të akredituar në Tiranë, presidentit Bamir Topi dhe drejtuesve të dy partive më të mëdha.

Ata kërkojnë një zgjidhje të situatës duke propozuar dy variante: Ose komisionerët të jenë tërësisht teknikë osë në komisionet zgjedhore të përfaqësohen të gjitha grupimet politike parlamentare. Ndërkaq mbështetës të deputetëve grevistë vazhdojnë çdo ditë të protestojnë përpara hyrjes së parlamentit. //ii

XS
SM
MD
LG