Lidhje

Misioni i anijes Endever në stacionin orbital


Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka në plan të dyfishojë numrin e ekuipazhit në stacionin e hapësirës vitin e ardhshëm. Tani në stacionin orbital ka 3 astronautë. Gjatë misionit të tyre 15 ditësh, 7 astronautët e anijes Endever do të vendosin në stacion pajisje për dy dhoma gjumi, një kuzhinë, një banjo dhe pajisje për ushtrime fizike.

Ata gjithashtu do të instalojnë një sistem për ripërpunimin e ujit për t’a kthyer në ujë të pijshëm.

Të shtunën, inxhinjerët në qëndrën e kontrollit të misionit në tokë, vëzhguan imazhet e nisjes së anijes në hapësirë për të parë nëse pati ndonjë problem. Kontrollorët e misionit thonë se gjatë ngritjes së anijes nuk u shkaktua asnjë dëmtim në pjesën e mbrapme izoluese të saj. Anijes Endever do t’i bëhet edhe një tjetër kontroll pasi mbërritjes në stacionin orbital.

XS
SM
MD
LG