Lidhje

Indonezia goditet nga një tërmet i fuqishëm


Një termet i madh ka goditur të dielën Indonezinë, duke bërë që autoritetet e këtij vendi të paralajmerojnë për mundësinë e një Cunami.

Agjencia metereologjike e Indonezisë tha se termeti ishte i shkallës 7 presje shtatë dhe shtoi se epiqendra e tij ishte 135 kilometra në veri-perëndim të qytetit Gorontalo, të ishullit Sulawesi.

Nuk ka ende informacion për të vrarë e të plagosur nga ky termet.

Qendra e Paqesorit për paralajmrimin e cunamit me bazë në Havaji pohoi se termeti ka aftësi për të prodhuar një cunam shkatërrimatar, siç e cilësoi ajo, përgjatë brigjeve brenda një diametri prej 1 mijë kilometrash nga epiqendra. Kjo Qendër këshilloi autoritetet që të ndërmarrin masa të menjëherëshme për të evakuuar zonat bregdetare.

Në vitin 2004, nga një cunam i shkaktuar nga një termet masiv në Oqeanin Indian gjeten vdekjen më tepër se 200 mijë njerëz, shumica e tyre indonezianë. //mm//

XS
SM
MD
LG