Lidhje

Pakistani intensifikon sulmet ndaj ekstremistëve në zonat fisnore


Pakistani po kryen një fushatë intensive ushtarake kundër ekstremistëve islamikë në zonat fisnore gjysmëautonome në pjesën veriperendimore të vendit. Megjithë shtytjen për të dëbuar militantët talebanë dhe të al-Kaidës nga rajoni, ata vazhdojnë të ndërmarrin sulme dhe të vrasin të huaj. Presidenti i ri i Pakistanit Asif Ali Zardari, mbetet optimist se fushata ushtarake do të arrijë sukses por ai duhet të bindë gjithashtu popullin e Pakistanit se ofensiva ushtarake është në interesin kombëtar të vendit.

Pakistani po intensifikon veprimet ushtarake mbi ekstremistët talebanë dhe të al-Kaidës në zonat fisnore gjysmëautonome të njohura si FATA.

Militantët nga ana e tyre kanë intensifikuar veprimet kundët qeverisë së Pakistanit, duke kryer sulme të ndryshme, mes tyre edhe sulme vetvrasëse. Ditët e fundit, militantët rrëmbyen një diplomat iranian në Peshavar, pasi vranë rojen së tij pakistaneze – dhe qëlluan gjithashtu një gazetar japonez në një përpjekje të dështuar për rrëmbimin e tij. Më parë militantët vranë një punonjës amerikan të ndihmave dhe shoferin e tij në qytetin e Peshavarit.

Megjithë këto sulme, presidenti i ri i Pakistanit, Asif Ali Zardari mbetet i vendosur të vazhdojë operacionet ushtarake.

"Ata e kanë kuptuar se këtu ka një forcë dhe se kanë të bëjnë me popullin e Pakistanit. Kjo është lufta e popullit kundër disa mbeturinave".

Megjithatë sulmet e vazhdueshme amerikane me raketa mbi strehimet e militantëve brenda Pakistanit kanë qënë të turpshme për zotin Zardari. Ai thotë se sulmet rrezikojnë mbështetjen për ofensivën ushtarake.

"Mendoj se është shkelje e sovranitetin tonë dhe nuk mirëpritet nga njerëzit në përgjithësi. Aspekti i parë i kësaj lufte është të fitojë mendjet dhe zemrat e popullit".

Ekspertët thonë se dilema me të cilën përballet zoti Zardari është se pakistanezët nuk e kuptojnë se ata që janë objektivi i sulmeve amerikane po përpiqen të shkaktojnë trazira në vend. Haider Mullick jep mësim në Universitetin e Operacioneve të Përbashkëta që drejtohet nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

"Qeveria nuk është e hapur me publikun rreth mënyrës së bashkëpunimit me amerikanët kur vjen puna për sulmet në FATA. Prandaj nuk ka mirëkuptim mes popullit dhe qeverisë".

Me administratën e re amerikane që fillon nga detyra së shpejti, situata në Pakistan ka të ngjarë të ketë prioritet. Nënpresidenti i ardhshëm Xho Bajden mbështeti një propozim për të dhënë një presje 5 miliardë dollarë ndihma vjetore për zhvillimin e rajonit fisnor në

"Ndihmat kanë si objektiv zhvillimin, me kusht që pakistanezët do t’i shfrytëzojnë ato në zonat ku është e nevojshme, për të forcuar demokracinë, për të patur marrëdhënie më të mira mes popullit dhe ushtrisë dhe për ndjekjen e keqbërësve".

Presidenti i zgjedhur Barak Obama do të jetë në gjendje të ndihmojë gjithashtu duke kërkuar bashkëpunim me botën myslimane, thotë Lisa Curtis e Fondacionit Heritage.

"Ka një perceptim të gjerë në botën myslimane, veçanërisht në Pakistan se synimi i Amerikës në luftën kundër terrorizmit është lufta kundër fesë islame. Ky është një perceptimm i gabuar që Shtetet e Bashkuara duhet ta ndreqin dhe mendoj se presidenti Obama mund t’ia arrijë kësaj".

Haider Mullick thotë se administrata Obama pritet gjithashtu të nxisë bisedimet për paqe mes Indisë dhe Pakistanit. Kjo mund ta ndihmojë presidentin Zardari për t’u përqendruar plotësisht në luftën kundër terrorizmit në kufijtë perendimorë me Afganistanin. //iç//

XS
SM
MD
LG