Lidhje

Amnesty International, të drejtat e njeriut në Osetinë Jugore


Grupi Amnesty International i bëri thirrje Rusisë dhe Gjeorgjisë të lejojnë një hetim të pavarur lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut në Osetinë Jugore.

Organizata thotë në një raport të ri se ka prova për shkelje serioze nga të gjitha palët në konfliktin e muajit gusht.

Në raport thuhet se të dyja palët akuzojnë njëra tjetrën për krime lufte. Amnesty thotë se është e rëndësishme që këto akuza të hetohen dhe palët fajtore të dalin para drejtësisë.

Në raport thuhet se më shumë se 20 mijë gjeorgjianë janë larguar nga shtëpitë e tyre në Osetinë e Jugut dhe nuk janë ende në gjendje të kthehen. (ze)

XS
SM
MD
LG