Lidhje

SHBA: Erik Holder, kandidat i mundshëm për postin e Prokurorit të Përgjithshëm


Zyrtarë të Partisë Demokrate këtu në Shtetet e Bashkuara thonë se Presidenti i zgjedhur Barak Obama po shqyrton mundësinë e emërimit të një ish-zyrtari të administratës së Presidentit Klinton në postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Zyrtarë të lartë të partisë konfirmuan dje se zoti Obama ia ka ofruar postin zotit Eric Holder, i cili ka qenë zëvendës Prokuror i Përgjithshëm nën Presidentin Bill Klinton.

Nëse ky emërim konfirmohet nga Senati amerikan, zoti Holder do të bëhet afrikano-amerikani i parë që drejton Departamentin e Drejtësisë.

Zyrtarët thanë se ndihmësit e zotit Obama kanë zhvilluar bisedime me senatorët për të arritur në përfundimin nëse ata do ta mbështesnin këtë kandidaturë. Një fakt që mund të bëhet problematik është përfshirja e zotit Holder në faljen e një financieri nga administrata e Presidentit Klinton. Ky akt u përcoll në atë kohë me shumë polemika. Zoti Holder tha se në atë kohë kishte qenë i paanshëm dhe se kishte anuar disa pro faljes së financierit. (ze)

XS
SM
MD
LG