Lidhje

Teknologji e re për personat që nuk dëgjojnë


Ndërkohë që Barak Obama hyri në histori më 4 nëntor si presidenti i parë afrikano-amerikan, po atë ditë, pati edhe një zhvillim tjetër historik që ka të bëjë me ata që nuk dëgjojnë apo që kanë vështirësi dëgjimi. NPR, Radio Publike Kombëtare organizoi një pritje natën e zgjedhjeve për personat që nuk dëgjojnë. Ata provuan një teknologji të re që një ditë mund të ofrojë, në kohë reale, paralelisht me me transmetimet direkte të radios edhe tekstin e shkruar të atyre që thuhen, për personat që nuk dëgjojnë.

Një grup i zgjedhur personash që nuk dëgjojnë patën rastin ta ndjekin natën e zgjedhjeve përmes teknologjisë së re në radio.

Rreth 28 milionë amerikanë kanë probleme me dëgjimin. Këtu përfshihen një përqindje e vogël, që thuajse nuk dëgjon fare, deri tek ata që kanë probleme më të vogla dëgjimi.
Specialistët thonë se shumica e këtyre njerëzve mund të përfitojnë nga teknologjia e re e bërë e njohur në studiot e Radios Publike Kombëtare. Inxhinieri me pervojë Jan Philip Andrews.

“Për ata që nuk dëgjojnë është e pamundur të ndjekin transmetiomet e radios. Por teknologjia paraqet rastin për të dëgjuar radion përmes leximit të tekstit.”

E gjithë kjo mundësohet nga teknologjia dixhitale. Mysafirët e ftuar shikuan programet e radios përmes tekstit të transmetuar drejtpërdrejt në valët e radiove speciale që paraqesin tekstin në monitor apo kompjuter.

Të pranishmit gjithashtu u njohën me kërkimet që po bëhen për të ndihmuar të shurdhërit kur udhëtojnë në makinë si pasagjerë.

Kjo teknologji po përpunohet në laboratorët e Radios Publike Kombëtare këtu në Washington. Programi drejtohet nga Michael Starling.

“Laboratorët tanë nuk janë për përfitime dhe gjithçka u ndërua në premisat e idesë se me teknologjinë e transmetimeve dixhitale tashmë ka shumë gjëra që mund të realizohen që mund të rifreskojnë radion dhe ta afrojnë me shekullin 21”, thotë ai.

Misioni i kësaj radioje me 800 stacione është të mbulojë Amerikën me lajme dhe programe kulturore.

Puna vazhdon në laboratorët e radios për të përmirësuar dhe provuar se ekziston teknologjia që emsionet e radios të jepen me titra, si përkthimet në televizor. Synimi tani është ulja e kostos dhe bindja e fabrikave prodhuese se egziston një treg për këtë aparaturë. (ze)

XS
SM
MD
LG