Lidhje

Ekonomia gjermane në vështirësi, humbet vende pune


Sipas një studimi të ri, Gjermania mund të humbasë 215 mijë vende pune vitin e ardhshëm për shkak të ndikimit të krizës fiananciare globale në ekonominë më të madhe të Evropës.

Sipas rezultateve të sondazhit të gazetës Bild, të publikuara sot, parashikohet që sektori i ndërmit të makinave do të jetë ai që do të goditet më rëndë, duke humbur 50 mijë deri në 100 mijë vende pune.

Në këto kushte të një rënieje të ndjeshme ekonomike, qeveria gjermane po përpiqet të marrë hua dyfishin e shumës që fillimisht kishte parashikuar për vitin 2009.

Komisioni parlamentar i buxhetit miratoi një plan të ri sot që parashikon marrjen hua të 23 miliardë dollarëve, 10 miliardë dollarë më shumë nga sa ishte planifikuar më parë. Ligjvënësit pritet të votojnë për këtë propozim javën e ardhshme.//rd//

XS
SM
MD
LG