Lidhje

Ngrihen bursat në Azi dhe SHBA


Tregjet e aksioneve u ngritën sot në Azi dhe Shtetet e Bashkuara pas rënies së ndjeshme dje në Amerikë. Bursat evropiane pësuan rënie në mesditë.

Rënia e bursës amerikane dje pasoi një njoftim të kongresit për të shtyrë deri në dhjetor marrjen e një vendimi për të ndihmuar tre kompanitë në vështirësi të prodhimit të makinave. Ligjvënësit u thanë drejtuesve ekszekutivë të këtyre kompanive të hartojnë një plan për mënyrat e përdorimit të ndihmës qeveritare për të realizuar fitime.

Ndërkohë një zyrtar i lartë i Besë tha se Franca dhe Gjermania duhet të mënjanojnë subvensionet për industrinë e makinave. Komisioneri i BE-së për konkurrencën Neli Kroes tha se një ndihmë e tillë do ta përkeqësonte më tej situatën ekonomike.//rd//

XS
SM
MD
LG