Lidhje

Mbyllen ceremonitë për Kongresin e Manastirit


Kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës dhe të Maqedonisë do të marrin pjesë sonte në një ceremoni me rastin e 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit që mbahet në Shkup. Para ceremonisë, Kryeministri Sali Berisha u takua me homologun e tij maqedonas Nikolla Gruevski, me të cilin diskutoi mbi nevojën e ndertimit të linjës hekurudhore midis dy vendeve. Kryeministri shqiptar Berisha dhe ai i Kosovës Thaçi do të kenë takime të vecanta edhe më drejtuesit e partive më të mëdha shqiptare në Maqedoni.

XS
SM
MD
LG