Lidhje

Abas: Zgjedhje të parakohëshme në rast të mospajtimit me Hamasin


Presidenti palestinez, Mahmoud Abass tha se vitin e ardhshëm do të bëjë thirrje për zgjedhje të parakohëshme, në qoftë se partia e tij, Fatah dhe Hamas nuk pajtohen deri atëherë.

Zoti Abass tha sot në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, se nën rrethana të tilla ai do të lëshonte një dekret për zgjedhje të parakohëshme presidenciale dhe parlamentare, që do të mbaheshin njëkohësisht. Ai nuk caktoi ndonjë datë specifike për këtë.

Zyrtarët e Hamasit hodhën poshtë deklaratën e presidentit Abbas, duke thënë se ai nuk ka kompetenca për të shpërndarë parlamentin e tanishem, ku Hamasi fitoi shumicën dërrmuese të vendeve në zgjedhjet e fundit në vitin 2006.

Hamasi ka thenë se nuk do ta njohë autoritetin e Presidentit Abbas pas skadimit të mandatit të tij presidencial prej 4 vjetësh më 9 janar. Partia Fatah e zotit Abbas, thotë se ligji palestinez i jep atij të drejtën për të qëndruar në pushtet deri në vitin 2010.

Të dy palët janë përçarë thellë që nga koha kur Hamasi mori nën kontroll Rripin e Gazës nga Fatahu në vitin 2007, duke e lenë vetëm Bregun Perëndimor nën autoritetin e zotit Abbas.//kh//

XS
SM
MD
LG