Lidhje

Astronautët zgjidhin difektin për riciklimin e ujit të përdorshëm


Agjencia amerikane e hapësirës NASA thotë se astronautët në bordin e stacionit orbital ndërkombëtar duket se kanë zgjidhur difektin në një sistem për riciklimin e ujit të përdorur, i cili është me rëndësi të madhe për furnizimin e stacionit tani që numri i ekuipazhit është dyfishuar.

Zyrtarët e NASA-s thanë se astronautët kryen me sukses dy prova të sistemit të ri i cili riciklon urinën dhe e kthen në ujë të pijshëm. Sistemi bën të mundur që në stacion të banojnë 6 astronautë në mënyrë të vazhdueshme.

Gjatë provave të mëparshme sistemi është mbyllur katër herë.

Në njoftime të tjera, NASA thotë se një provë e nyjes rrotulluese jashtë stacionit tregon se pajisja punon mirë pas riparimeve që iu bënë gjatë katër daljeve të gjata në hapësirë. Por zyrtarët thonë se do të duhen prova të mëtejshme për të garantuar se ajo funksionon plotësisht.

Kjo nyje duhet të funksionojë mirë në mënyrë që panelet diellore të stacionit të jenë në gjendje të lëvizin në drejtim të lëvizjes së diellit për të thithur sa më shumë energji. (ze)

XS
SM
MD
LG