Lidhje

OSBE-ja në Kosovë fillon një fushatë kundër trafikut njerëzor


Misioni i OSBE-së në Kosovë filloi sot një fushatë kundër trafikut njerëzor dhe i bëri thirrje publikut të informojë institucionet përkatëse.

Duke folur sot në Prishtinë shefi i zyrës së OSBE-së në Prishtinë, ambasadori Verner Alm Hofer tha se trafiku i qenieve njerëzore është një krim serioz dhe një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut në mbarë botën.

Fatkeqësisht, trafiku njerëzor ndodh edhe në Kosovë dhe gjatë viteve të fundit ka patur një rritje të grave që trafikohen brenda vendit, shumica në moshë të re.

Fushata do të zgjasë dy javë, nga dita kundër Dhunës ndaj Grave deri më 10 dhjetor në Ditën e të Drejtave të Njeriut. Fushata do të përfshijë reklama televizive dhe aktivitete për të rinjtë, veçanërisht për gratë.

Kosova konsiderohet si vendi i origjinës, tranzit dhe destinacion për gratë dhe fëmijët e trafikuar për shfrytëzim seksual dhe punë të detyruar. (ze)

XS
SM
MD
LG