Lidhje

BE bën thirrje për një pakete prej 260 miliardë dollarësh


Bashkimi Evropian po u bën thirrje vendeve anëtare të miratojnë një paketë stimuluese prej 260 miliardë dollarësh për ekonominë.

Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso e bëri njoftimin sot në Bruksel ndërsa i kërkoi vendeve të BE-së të kordinojnë përpjekjet për mëkëmbjen ekonomike. Propozimet përfshijnë zgjerimin e asistencës sociale, shkurtimin e taksave dhe 6 prej 5 miliardë dollarë industrisë evropiane të makinave.

Shumë nga fondet do të vijnë nga qeveritë e BE-së dhe mbetet për tu parë nëse vendet anëtare do të bien dakort për planin në diskutimet e planifikuara në dhjetor.

Ndërkohë, kryeministri britanik Gordon Brown tha sot se Britania do të organizojë takimin e ardhshëm të grupit të 20-shes në prill. Zoti Brown tha se ka biseduar me presidentin e zgjedhur amerikan Barak Obama i cili konfirmoi se do të marrë pjesë në takim. (ze)

XS
SM
MD
LG