Lidhje

Sipas traditës, Presidenti Bush fali dy gjela deti


Siç e do tradita, Presidenti Bush fali sot dy gjela deti, që përndryshe do të kishin përfunduar nesër në tavolinën e dikujt për Ditën e Falenderimeve.

Presidenti u dha dy shpendëve “falje të plotë dhe pa kushte”, gjatë ceremonisë tradicionale të organizuar në Shtëpinë e Bardhë.

Shpendët, të quajtur “Pumpkin” dhe “Pecan”, emra që lidhen me gatime tradicionale të Ditës së Falenderimeve, i pret tani një udhëtim i gëzuar në vendin më të gëzuar të botës, në Parkun Disneyland të Kalifornisë.

Shpendi Pumpkin do të jetë atje drejtuesi i paradës tradicionale që bëhet nesër me rastin e Ditës së Falenderimeve në Disneyland të Kalifornisë.

Dhe në një ton me serioz, Presidenti Bush falenderoi sot pjesëtarët e forcave të armatosura, mësuesit, personelin mjekësor dhe vullnetarët që punojnë për të strehuar dhe ushqyer të pastrehët e të varfërit. Presidenti po ashtu tha se në këtë Ditë Falenderimesh ai i është mirënjohës familjes së tij dhe popullit amerikan, që i dhanë, siç u shprejh ai, “privilegjin e madh” për të shërbyer si president. (ze)

XS
SM
MD
LG