Lidhje

Dita e Falenderimeve në Shtetet e Bashkuara - tradita dhe mitet


Amerikanët festojnë të enjten e fundit të nëntorit ditën e falenderimeve. Zakonisht kjo ditë festohet me një darkë të pasur për familjen dhe miqtë që fillon me një lutje. Tradita e festës së falenderimeve e ka origjinën nga festimet e të korrave dhe është festuar për herë të parë në Masaçusets.

Është historia e një dite të ftohtë në fund të vjeshtës në vitin 1621, kur rreth 50 kolonë anglezë të quajtur pelegrinë, që mezi i kishin shpëtuar dimrit të parë në Botën e Re ndërsa 50 të tjerë gjetën vdekjen, ftuan në darkën e tyre të të korrave indianët fqinjë. Kjo histori e bukur, e përpunuar gjatë brezave, sjellë ndjenja të ngrohta në një festë familjave të dashur.

Por sipas kuratorëve në Plantacionin Plimoth, muzeu i ngritur në të njëjtin vend ku pelegrinët dhe indianët festuan të korrat më shumë se 300 vjetë më parë – historia e ditës së falenderimeve është e veshur me mite dhe ekzagjerime. Përshembull, ngjarja ka të ngjarë të ketë ndodhur në tetor kur është koha e të korrave të misrit.

Kathleen Curtin, historiane në Plantacionin Plimuth thotë se 90 indianë të Amerikë, nuk ka asnjë shifër për gra në mes tyre – festuan me pelegrinët për tre ditë. Pelegrinët ishin përfaqësues separatistë fetarë, të dalë nga sekti strikt i quajtur Puritanë, që portretizohen si të ftohtë, besimtarë, dhe jo të dhënë pas festimeve.

Ata ishin njerëz fetarë në një kohë shumë besimtare. Megjithatë ata vinin gjithashtu nga Anglia kështu që pija dhe festimet ishin pjesë e jetës së tyre. Nuk ishin pa gëzim dhe lumturi në jetën e tyre. Në Plantacionin Plimuth, Linda Coombs është nëndrejtoreshë e muzeut. Ajo thotë se indianët shkuan për gjueti dhe vranë pesë drerë që i sollën për festimet. Por ndryshe nga legjenda ata nuk sollën kokoshka një lloj misri që nuk ka ekzistuar atëherë në Masaçusets.

"I gjithë miti është se indianët mirëpritën anglezët në tokën e tyre, hëngrën gjel deti dhe jetuan të lumtur përgjithmonë dhe se ky ishte festimi i parë i ditës së falenderimeve që u pasua deri në ditët tonë. I gjithë koncepti që shtrohet pas kësaj historie është se indianët vendas e pranuan me kënaqësi kolonizimin. Dhe kjo nuk është e vërteta. Nuk ka qënë kështu atëherë dhe as tani."

Aleanca mes pelegrinëve dhe indianëve zgjati për 50 vjet para se të prishej e të fillonin luftimet. //ad//

XS
SM
MD
LG